Pozita e Profetit (s.a.s)

Profeti (s.a.s) na tregon se: “Kush më dërgon mua një përshëndetje (salavat), Allahu xh.xh i dërgon atij personi dhjetë përshëndetje (salavate) dhe kush më dërgon mua dhjetë përshëndetje (salavate), Allahu xh.xh i dërgon atij njëqind të tilla.”

Allahu e ngre në pozitë të lartë Zotërinë e krijesave duke thënë: “Është e vërtetë se Allahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Profetin. O ju që keni besuar, dërgoni bekimet (salavate) tuaja dhe përshëndeteni Atë me selam.”

Këto përshëndetje që Allahu (xh.xh) i ka bërë Profetit s.a.s janë një ngritje e pozitës, nderit, madhështisë dhe famës së tij. Ai e meriton plotësisht këtë vlerësim nga ana e Allahut (xh.xh).

Ai është i Dashuri i Allahut, Vula e Lajmëtarëve, Prijësi i Profetëve, Ndërmjetësuesi i Ditës së Gjykimit. Ai është thesari i fshehur, që kush dëshiron të arrijë derën e Allahut, le të kapet pas rrugës së tij. Kush dëshiron prestigj dhe pozitë në këtë botë, le të ndjekë rrugën e tij. Kush dëshiron Xhenetin, çelsat e tij janë tek Ai (a.s). Për këtë arsye Allahu (xh.xh) e ka bërë përmendjen e Profetit s.a.s përmendje të Tij (xh.xh). E bëri këtë një hapëse e mirësive të mëdha për bashkësinë Islame. Ashtu siç na transmeton dhe Ubej b. K’ab: “Profeti (a.s) ngrihej në një të tretën e natës dhe thonte: O ju njerëz përmendeni Allahun, përmendeni Allahun.” Vrullshëm vjen dridhja, të cilën e pason (dridhja) tjetër, po vjen vdekja me ç’ka në të.

Tregon Ubej b. K’ab: O i Dërguari i Allahut do t’i shtoj përshëndetjet (salavatet) e mia për ty, sa herë t’i bëj? Tha: Sa të dëshirosh? Një të katërtën (e lutjes). I thashë. Më tha: Sa të dëshirosh, nëse e shton kjo bëhet më mirë për ty. Thashë: Gjysmën? Sa të dëshirosh, nëse e shton kjo bëhet më mirë për ty. Më tha.

I thashë: Treçerekun? Më tha:

Sa të dëshirosh, nëse e shton kjo bëhet më mirë për ty. Do t’i bëj të gjitha përshëndetjet (salavatet) ty? Nëse  përpiqesh dhe nuk arrin të bësh kaq sa the, të mjafton përpjekja, të gjitha gjynahet e tua do të falen.

“O Zot bekoje dhe dërgo përshëndetje për Muhamedin (a.s), për shokët e tij dhe për familjen e tij të pastër.”

Shkroi: Dr. Ali Xhuma

Përshtati: Marius Tafani

© URTËSI.AL

Postime të ngashme