Arra, fruti i shijshëm dhe shumë i dobishëm
Frutat e thata sjellin një sërë përfitimesh. Një ndër to është edhe arra. Një grusht arra në ditë i sjellin shëndetit shumë dobi. Ja se si:
1. Përmirësojnë kujtesën
Një studim i vitit 2012 zbuloi se përfshirja e arrave në dietën mesdhetare lidhet me një kujtesë dhe funksion më të mirë të trurit.
Antioksiduesit tek arrat ndihmojnë në uljen e rrezikut të zhvillimit të sëmundjeve neurodegjenerative, përfshirë edhe sëmundjen e alzhajmerit.
2. Ulin inflamacionin
Acidet yndyrore omega 3 janë lëndët ushqyese më të mira për të luftuar inflamacionin. Përveç peshkut, acidet yndyrore omega 3 mund t’i gjeni edhe te frutat e thata, sidomos arrat. Këto të fundit janë një nga burimet më të pasura të acidit alfa-linolenik (ALA), që njihet për luftimin e inflamacionit.
3. Ulin tensionin e gjakut
Studimet në lidhje me mënyrën se si njerëzit reagojnë ndaj situatave stresuese kanë treguar se njerëzit që konsumojnë arra nuk kanë probleme me tensionin e gjakut, edhe nëse janë ose jo nën presionin e stresit. Ekspertët mendojnë se kjo lidhet me përmbajtjen e lartë të acideve alfa-linolenike (ALA), të cilat luftojnë inflamacionin.