Drejtohu vetëm tek Allahu për nevojat e tua
Nëna e besimtarëve, Aishja (r.a.) ka thënë: “Kërkojini Allahut gjithçka, edhe nëse është lidhëse këpucësh, sepse nëse Allahu nuk e bën të lehtë, atëherë nuk do të jetë e mundur.”[Tirmidhiu, 4: 292 dhe të tjerët]
Sahabët zotëronin një nivel të lartë të Tevvekulit tek Allahu dhe disa prej tyre i kërkonin Atij edhe për lidhëset e tyre të këpucëve. Ky shembull më tepër sesa literal është figurativ. Kjo do të thotë se ata nuk nguronin që nga Zoti i tyre të kërkonin çdo gjë. Ai që kërkon nga Zoti për nevojat e tij më të vogla, sigurisht që vetëm tek Ai do të kthehet edhe për nevojat e mëdha në jetë. Nëna e besimtarëve, Aishja (r.a.) tha: “Kërkojini Allahut gjithçka, edhe nëse është vetëm një lidhëse këpucësh, sepse nëse Allahu nuk e bën të lehtë, atëherë nuk do të jetë e mundur.” [Et-Tirmidhi, 4/292]
Ibn Rexhebi (r.a.) ka thënë: “Disa nga selefët i luteshin Allahut në lutjet e tyre për gjithçka, edhe kur ata kishin nevojë për kripë për brumin dhe ushqim për delet.”
Xhami’l Ulum ue’l Hikem, 2/39 | ibn Rexheb (r.a.)