Letra e Nexhashiut
Letra që Nexhashiu i dërgon Profetit tonë të nderuar
“Bismil’lahir-Rahmani’r-Rahim!
Kjo është një letër e Nexhashi As’hamit, i biri i Ebxherit, për të Dërguarin e Allahut, Muhamedin:
“O Ti Profet i dërguar prej Zotit, të përshëndes nga larg me përshëndetjen e Zotit! Mbi Ty qofshin mëshira dhe begatitë e Zotit! Nuk ka zot tjetër, veç Atij që më udhëzoi mua në Islam. O i Dërguari i Allahut! Letra që më kishe dërguar për Isain (alejhis’selam) mbërriti tek unë dhe e lexova. Të betohem për Zotin e Tokës dhe të Qiejve, se Isai nuk ka asnjë cilësi më shumë sesa ato me të cilat Ti e kishe përshkruar në letrën tënde. Dëshmitarët e tu që na kishe dërguar, djalin e xhaxhait dhe të tjerët, i mirëpritëm. Unë dëshmoj përpara Allahut, se Ti je i Dërguari i drejtë dhe i provuar i Allahut. Unë iu binda e lidha besën me Ty e djalin e xhaxhait Tënd. Në saje të tij unë iu dorëzova Allahut, që është i vetmi Zot i botëve. O Profeti i Allahut! Së bashu me këtë letër po të dërgoj edhe tim bir, Berihanë. Unë nuk mund të dal garant për askënd, përveçse për pjesëtarët e familjes sime. Te të tjerët nuk më ka vlerë fjala. Nëse do që të vij edhe unë te Ti, më thuaj dhe unë do të vij. O i Dërguari i Allahut! Unë dëshmoj dhe pranoj se çdo fjalë e Jotja është e vërtetë dhe e drejtë.”[1]
[1] Ibni Kethir, el-Bidaje 3/83.