Koha e Agjërimit

Se kur fillon dhe kur mbaron një ditë e agjërimit, kjo është përcaktuar me Kur’an. Allahu i Madhërishëm, lidhur me këtë, ka thënë:

… وَ كُلُوا وَ اشْرَبُوا حَتَّى يَتَبَيَّنَ لَكُمُ الْخَيْطُ الْأَبْيَضُ مِنَ الْخَيْطِ الْأَسْوَدِ مِنَ الْفَجْرِ ثُمَّ أَتِمُّوا الصِّيَامَ إِلَى اللَّيْلِ …

“… dhe hani e pini deri sa të dallohet qartë peri i bardhë (bardhësia e agimit) nga peri i zi (errësira e natës) në agim, e pastaj agjërimin plotësojeni deri në mbrëmje…” (Bekare: 187).

Allahu i Madhërishëm në këtë ajet Kur’anor, në mënyrë alegorike, e ka përmendur perin-fijen e bardhë dhe fijen e zezë. Pra, bardhësia e ditës dhe errësira e natës, gjegjësisht nga momenti kur, në kushte normale, ato dallohen njëra prej tjetrës, është koha e fillimit të agjërimit, i cili duhet të zgjasë deri sa të perëndojë dielli. Mirëpo, rregullat teorike të Sheriatit, bashkë me ato praktike të astronomisë, tregojnë shumë saktë, deri në minuta, se kur duhet filluar dhe kur mbaron çdo ditë e agjërimit. Andaj, të dhënat për kohën e imsakut, fillimit të agjërimit dhe atë të iftarit, përfundimit të tij, për çdo ditë të vitit, zakonisht botohen në kalendarin fetar islam.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: