Mrekulli brenda trupit të njeriut
ADN-ja e cila ka një madhësi prej 1 të mijtat e milimetrit, përbëhet prej rreth 200 miliard atomesh dhe përmban 1 milion faqe informacion.
Në trupin e njeriut ka rreth 656 muskuj. Disa prej tyre janë 38 cm, e disa mezi arrijnë një milimetër.
Nervi pamor i syrit përbëhet prej 500 mijë fijesh të cilat nëse renditet njëra pas tjetrës do të arrijnë gjatësinë 60 kilometra.
Gjaku në organizmin e njeriut udhëton shumë shpejt, prej zemrës deri te gishtërinjtë e këmbës arrin për 16 sekonda, deri në tru për 8 sekonda dhe deri në mushkëri vetëm për 6 sekonda.
Një i rritur merr frymë afërsisht 25.000 herë në ditë.
Zakonisht një njeri ka në kokë rreth 100.000 fije floku. Tek flokë-kuqtë kjo shifër arrin në 90.000, te biondët në 140.000 dhe tek brunët diçka në mes këtyre dy shifrave. Mesatarisht çdo ditë bien nga 50 deri në 100 fije floku.