Trupi i njeriut, një krijesë e përsosur
Thomas Jefferson në vitin 1814 shkruante: “Asnjë dije nuk e kënaq më tepër njeriun, sesa njohja e trupit të tij, pjesët nga të cilat përbëhet, funksionet dhe misioni i tyre”. Në mënyrë të natyrshme trupi kërkon nga njeriu: ushqim, veshje dhe strehim. Nëse i japim rëndësi frymëmarrjes dhe ngrënies, organizmi është në gjendje të vetë-riparojë disa dëmtime.
Struktura dhe funksioni i trupit lidhen ngushtë ndërmjet tyre, për të krijuar një trup me aftësitë mëdha përshtatshmërie, njeriu mund të rrojë edhe në kushtet e nxehtësisë së lartë të shkretëtirave, duke rregulluar temperaturën e trupit me anë të sistemit termorregullator.
Një njeri i privuar nga ushqimi në kushtet që ka ujë, merr nga rezervat e tij dhjamore për të rregulluar mundësinë e të jetuarit edhe disa javë, por vdes brenda disa minutave, kur i ndalohet frymëmarrja dhe indet nuk furnizohen me oksigjen.
Duke mos njohur strukturën dhe funksionin e brendshëm të trupit, njerëzit dhe më tepër femrat, gjatë historisë njerëzore, i kanë dhënë më shumë rëndësi zbukurimit të anës së jashtme të trupit dhe në mënyrë të veçantë të fytyrës. Vetëm në SHBA gjatë vitit 1961 janë harxhuar 600.730.000 dollarë për të kuq buzësh, për kremra fytyre, për bojëra flokësh dhe për depilatorë fytyre.