Shtatë këshilla të vlefshme
Çdo njeri është rojë i vetvetes. Ja disa udhëzime për ta kryer më mirë detyrën:
-Të ruash gjuhën, do të thotë ta ndalosh atë nga gënjeshtra, thashethemet, fjalët e tepërta e të tilla.
-Të ruash barkun, do të thotë të konsumosh atë që e ke të lejuar dhe pa e tepruar.
-Të ruash shikimin, do të thotë ta largosh atë nga e ndaluara.
-Të ruash dorën, do të thotë të mos e zgjasësh drejt të ndaluarës.
-Të ruash këmbët, do të thotë të mos shkosh aty ku nuk duhet.
-Të ruash zemrën, do të thotë të largosh prej saj ligësitë.
-Dhe dije se asnjëherë nuk do ta përmbushësh çfarë u tha më sipër derisa mendjen, zemrën, gjuhën dhe gjithë qenien tënde të mos ia përkushtosh asaj që është më e mira.