Vlera e faljes së sabahut

Allahu i Madhëruar thotë në Kuran: “… Vërtet, lutja e agimit është e përcjellur.” (Isra, 78) Ndërsa Profeti Muhamed (s.a.s) ka thënë: “Popullit tim i është dhënë bereqet në mëngjes herët.” Si dhe: “Dy rekatet sunnet të namazit të sabahut kanë më shumë vlerë se dynjaja e ç’ka në të.”

Të shikuarit e agimit me zemër të hapur të frymëzon pa masë. Në ato çaste bukurie, shkëlqimi dhe hijeshie, shpirti njerëzor lidhet me shpirtin kozmik, duke reflektuar mbi fuqinë Hyjnore që fshihet pas.

Ndërsa prej dobive të zgjimit herët, përmendim: përqindja e lartë e ozonit (gaz ky që ndikon pozitivisht në sistemin nervor dhe gjallëron aktivitetin mendor), parandalon paraqitjen e krizave të hipertensionit dhe sëmundjet trombembolike.

Gjithashtu, është vërtetuar shkencërisht se sasia më e lartë e kortizonit në gjak ndodhet në mëngjes. Dihet se kortizoni është substancë “magjike” që rrit aktivitetin e mekanizmit. Kortizoni luan rol të veçantë dhe kundër stresit.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: