Gjyqi i Aliut (r.a) me një Jahudi.

Një ditë Hz. Ali (r.a) humbet parzmoren e tij, teksa ecte në rrugë një Jahudi e gjen dhe merr duke mos i treguar askujt këtë.

Një ditë teksa Jahudiu po e mbante në dorë parzmoren që kishte gjetur, Hz. Ali i shkon pranë dhe i thotë se parzmorja ishte e tij dhe kërkon që t’ia kthejë përsëri. Por ai nuk pranon, duke mos ja kthyer kështu pronarit të vërtetë. Hz. Ali (r.a) i propozon që këtë çështje ta zgjidhnin në gjykatë.

Një person me një pushtet kaq të madh, i cili ishte përgëzuar me xhenet, i cili ishte dhëndri i Profetit (a.s), e mbi të gjitha ishte prijësi i gjithë myslimanëve nuk përdor fuqinë e tij për të marrë pronën që i përkiste, por e fton ta zgjidhin këtë çështje në gjykatë.

Kështu që shkojnë gjykatë.

Gjykatësi Shurejh e pyet Hz. Aliun (r.a): O Ali, a ke ndonjë dëshmitar që e vërteton se parzmorja është e jotja? Hz. Ali (r.a) i përgjigjet se dëshmitarët për këtë ishin djali i tij Hz. Hasan dhe ndihmësi i tij Kanberi.

Gjykatësi Shurejh i drejtohet  Hz. Aliut (r.a) duke i thënë se: djali dhe ndihmësi janë të afërmit e tu, kështu që dëshmia e tyre nuk pranohet, nëse ke ndonjë dëshmitar tjetër atëherë mund të pranohej. Hz. Ali (r.a) thotë se nuk kishte dëshmitar për këtë. Dhe kështu ngase nuk mundi të vërtetojë që ishte pronari vërtetë i parzmores, ai e humbet gjyqin.

Prijësi i myslimanëve në vendin që drejtonte vetë, hap një gjyq dhe nuk e fiton këtë kundrejt një Jahudiu. I ndikuar nga kjo drejtësi Jahudiu bëhet mysliman dhe i tregon Hz. Aliut (r.a) të vërtetën.

O prijësi i besimtarëve, me të vërtetë kjo parzmore ishte e juaja, unë e gjeta dhe e mora. Kur pashë këtë drejtësi nga ana juaj nuk bëra dot më qëndrim dhe vendosa të bëhem mysliman, sepse me këtë drejtësi ju jo vetëm Arabinë, por do mund të drejtoni të gjithë botën.

 

Përktheu: Marjus Tafani

© URTËSI.AL

Postime të ngashme

%d bloggers like this: