Agjërimi e mëson njeriun të bëjë ekonomi

Adhurimi i agjërimit në Islam ia mëson njeriut parimin e ekonomisë që është një virtyt i bukur. Agjërimi është si një mësues që ua mëson njerëzve ç’është ekonomia dhe sesi duhet të bëjnë ekonomi. Personi që është mësuar të bëjë pa asnjë kufizim çdo gjë që i vjen ndërmend, kur të jetë i agjëruar, s’do të veprojë dot kështu.

Për shembull, personi që ha sa herë që i bie ndërmend, që u nënshtrohet dëshirave materiale të trupit, kur të jetë i agjëruar, detyrimisht do të presë mbrëmjen, për rrjedhojë, me këtë pritje ai do të mësojë të bëjë ekonomi dhe do të heqë dorë nga jetesa pa përgjegjësi.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: