Zilia dhe shpirtligësia

Shpirti i pastër nuk ka në vetvete asnjë fije zilie. Ky është shpirti i atij që ka përqafuar Islamin, i atyre që synojnë përsosmërinë.

Zilia e shkatërron besimin, asgjëson personalitetin e mirëfilltë të njeriut. Ajo shfaqet në forma të ndryshme, por një gjë është e sigurt, pas saj qëndron vetë shejtani, që i josh njerëzit në kurthet e shpirtligësisë, për t’i shndërruar ata në robër të tij.

Por për fat të keq, njeriu shpesh herë bie nën kthetrat e shejtanit e bëhet ziliqar. Zilia dhe shpirtligësia janë si murtaja, ato e mbysin njeriun. Përse duhet pasur zili, kur njeriu mund ta arrijë vetë me mund e përpjekje, atë që e kanë të tjerët? Zilia është pjellë e përtacisë, e mungesës së vullnetit dhe përpjekjeve për punë.

Allahu kërkon të respektohet fjala e Tij, e ajo këshillon që besimtari nuk duhet të jetë kurrë ziliqar. Besimi i fortë ndaj Allahut e fisnikëron zemrën e njeriut, çrrënjos çdolloj vesi, sado të thella qofshin rrënjët e tij. Drita e Allahut ndriçon rrugët e errëta të së keqes dhe kështu largon mendimet e fshehura, qëllimet  e këqija që mund të lindin në shpirtrat e zemrat e njerëzve.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: