Urtësi nga Hasan Basriu (r.a)
“Besimtari bën punët më të mira, por sërish ai është njeriu që frikësohet më së tepërmi (që punët e tij nuk do të pranohen). Nëse ai shpenzon një mal me pasuri (si bamirësi), ai nuk do të ndihej i sigurt (për shpërblimin) derisa ta shihte atë. Sa më i mirë dhe më i devotshëm të bëhet, aq më tepër frikësohet.
Por, hipokriti thotë: Ka shumë njerëz, do të falem, nuk është problem. Kështu, ai bën keq dhe vepra të ndyra, e megjithatë ka dëshira të tilla të pahijshme për Allahun.”
[Transmetuar nga Dhehebiu në sijar A’lam Al-Nubala, 4/586]
Abdullah ibn Omeri (r.a) ka thënë rreth këtij koncepti: “Nëse do ta dija që Allahu ka pranuar qoftë edhe një vepër të mirë prej meje, në ato çaste vdekja do të ishte gjëja më e dashur për mua, sepse Ai ka thënë: “Padyshim që Allahu pranon vetëm prej të devotshmëve”. (Maide, 27)