Uji me sodë buke, ilaç për shumë sëmundje
Soda e bukës është një produkt që ka përdorime të shumta duke filluar që nga përdorimi në kuzhinë, në trajtimet kozmetike e deri tek trajtimi i disa sëmundjeve.
Uji me sodë ka një sërë përfitimesh shëndetësore si mbron pankreasin, mbron veshkat, përdoret në trajtimin e reaksioneve alergjike
Sipas një studimi të bërë nga dr Thomas P. Kennedy, u konstatua se uji me sodë kishte veti shumë të mira në trajtimin e sëmundjeve të veshkave.
Në studim u përfshinë 134 pjesëmarrës që vuanin nga sëmundjet e avancuara të veshkave. Soda e bukës rezultoi shumë pozitive në trajtimin e sëmundjeve të veshkave, por sigurisht që duhej të përdorej në sasi të vogla të konsiderueshme.
Dozat e sodës, duhet të kontrollohen dhe duhet të monitorohen nga një mjek. Kështu që nese ju doni të përdorni këtë metodë për trajtimin e sëmundjeve të veshkave duhet të konsultoheni me mjekun tuaj, pasi jo të gjithë organizmat e njerëzve reagojnë në mënyrë të njëjtë.