Ty të falëm për hatër të tij
Na ishin një herë dy vëllezër, ata kishin një nënë që kishte shumë nevojë për kujdesin e tyre. Çdo natë njëri prej djemëve kujdesesh për nënën, kurse tjetri bënte adhurim.
Një natë njëri prej djemëve i cili kishte adhuruar Allahun, nga kënaqësia që kishte marrë prej adhurimit, i thotë vëllait të tij:
– Ti kujdesu për nënën edhe sonte, unë do të vazhdoj me adhurimin, i tha.
– Vëllai pranoi. Përgjatë adhurimit e zë gjumi në sexhde dhe në ato momente dëgjon një zë.
Zëri që dëgjoi i thotë:
– Ne e falëm vëllain tënd dhe ty të kemi falur për hatër të tij.
Djali çuditet dhe pyet zërin:
– Si ka mundësi! Unë po adhuroj Allahun kurse im vëlla po kujdeset për nënën, si është e mundur që po më falni për hatër të tij?
Zëri i thotë:
– Ne nuk kemi nevojë për adhurimin që bën ti, por nëna jote ka nevojë për kujdesin që i tregoi vëllai yt.
Përktheu: Marius Tafani
© URTËSI.AL