Trashëgimia e Profetit Muhamed s.a.s.

Sipas transmetimit të Amr b. Harisit, Profeti Muhamed s.a.s pas vdekjes ka lënë shtizën, shpatën, mburojën, helmetën, mushkën e quajtur ’duldul’ dhe tokat e lëna si sadaka.

Në transmetimin e Ebu Hurejres r.a, vajza e Tij, Fatime r.a shkon te Ebu Bekri r.a dhe e pyet: “Cilët janë trashëgimtarët e tu?” Ebu Bekri r.a i përgjigjet: “Familja ime dhe fëmijët e mi”. Fatimja e pyet përsëri: “Po me mua ç’do bëhet. Nuk jam trashëgimtare as e babait tim.” Ebu Bekri iu përgjigj kështu: “Kam dëgjuar Profetin e nderuar duke thënë se ne nuk mund të lëmë trashëgimtarë pas nesh. Por unë do të marr përsipër të plotësoj nevojat e njerëzve që më parë i plotësonte Profeti.” Me këto fjalë ai e ngushëlloi Fatimen r.a.

Sipas një transmetimi të Aishes r.a, Profeti s.a.s ka thënë: “Ne profetët nuk lëmë trashëgimi. Gjithçka që lëmë prapa, vlerësohet si sadaka.” Përsëri Aishe r.a thotë: “I Dërguari i Zotit s.a.s nuk ka lënë as dinarë, as dirhem, as dele e as deve.”

Postime të ngashme

%d bloggers like this: