Thënie të mençura
-Është e vështirë të jesh i durueshëm, por të humbasësh shpërblimin e durimit është akoma më e rëndë.
-Për aq kohë sa të kesh zemrën e pastër, do të flasësh të vërtetën.
-Heshtja në disa raste mund të jetë përgjigjja më elokuente.
-Lutja në namazin e natës është si një shigjetë, e cila nuk gabon në shënjestrën e saj.
-Allahu nuk do ta kishte frymëzuar robin e Tij të kërkonte falje për mëkatet e kryera sikur të donte ta dënonte.
-Ne nuk na bën të pasur ajo që zotërojmë, por ajo pa të cilën nuk bëjmë dot.
-Nëse jeni në telash, i lënduar apo në vështirësi, shkoni te njerëzit e varfër. Ata janë të vetmit që do t’ju ndihmojnë.
-Njerëzve që u dhemb dhëmbi mendojnë se kushdo që gëzon dhëmbë të shëndetshëm është i lumtur. Njerëzit që i ka pllakosur varfëria bëjnë të njëjtin gabim me njerëzit e pasur.