Thënie të arta
-Prej shenjave të pleqërisë është, kur të shkëputesh nga e tashmja dhe njerëzit e saj, duke u ndjerë si i huaj, kur të jetosh i vetmuar në të kaluarën dhe të humbësh fuqinë për të ëndërruar dhe për të shpresuar, kur të humbësh ndjenjën për të kontribuar për një të ardhme më të mirë dhe për një gjeneratë më të mirë.
-Sa e lehtë është shfaqja e vlerave të besimit dhe të Islamit në gjuhët tona, por sa e vështirë është ajo në fushëbetejë dhe në realitet. Ndërsa ne me të vërtetë kemi shumë nevojë për këto vlera në realitetin tonë për këtë botë dhe për botën tjetër.
-Është e domosdoshme që tërë mundin tonë ta japim në shërbim të së tashmes dhe në përgatitje për të ardhmen. Këto janë dy çështje, që e plotësojnë njëra-tjetrën dhe asesi nuk ka kundërthënie mes tyre. Këto janë dy çështje të domosdoshme për jetën tonë dhe për amanetin tonë ndaj jetës.