Thënie të arta

-Jeta në tërësi është shkollë. Të gjithë njerëzit janë mësues, prandaj mos e injoro të mësuarit prej tyre. Këtë mund ta arrish, duke analizuar dhe pasuar sukseset e tyre dhe duke iu shmangur rënieve dhe dështimeve të tyre.

-Është gabim të mendosh se fleksibilitet do të thotë të dorëzohesh para sfidave. Në realitet fleksibiliteti është thjesht kërkimi i një mundësie tjetër për tejkalimin e tyre.

-Durimi është demonstrimi i forcës ndaj vetvetes, ndërsa fuqia është demonstrim i forcës ndaj të tjerëve.

-Durimin e ndihmon duaja, mendimi i mirë për Allahun, tesbihu, istigfari dhe mendimi pozitiv.

-Islami ka nxitur që të kemi kujdes dhe respekt të veçantë për anën njerëzore te të gjithë njerëzit, sepse kjo është një mundësi shumë e natyrshme, për të arritur tek zemrat dhe mendjet e tyre.

-Nëse fjala del nga goja, atëherë ajo bëhet pronë e të tjerëve.

-Drejtësia është vlera më e lartë dhe më e çmuar, vlerë kjo të cilën e synojnë të gjithë njerëzit dhe asesi nuk është liria, sepse tek liria mund të ketë divergjenca rreth të kuptuarit të saj apo kundërshtime rreth praktikimit të saj në disa raste.

Selman Aude

Postime të ngashme