Thënie për shoqërinë
-Shoqëria është si ajri, e nevojshme për frymëmarrjen, por e pamjaftueshme për jetën.
-Ai që dëshiron të përmirësojë shoqërinë, duhet të fillojë me veten.
-Mos u shiko në pasqyrë, por kërko veten tënde midis të tjerëve dhe njihe.
-Koprracit i mungojnë njësoj si ajo që ka, edhe ajo që s’ka.
-Nga morali di vetëm se e moralshme është ajo pas së cilës ndihesh mirë, kurse e pamoralshme ajo pas së cilës ndihesh keq.
-Ekzistojnë momente kur çdo gjë të duket e zezë. Mos u brengos, do të kalojnë.
-Mos mendo se sheh vetëm pse i ke sytë çelur.
-Çdo gjë që është e vlefshme për njerëzimin, është edhe fisnike.
-Më mirë të meritosh e të mos fitosh, sesa të fitosh e të mos e meritosh.
-Lepuri mendon se çdo sulm është përgatitur kundër tij.
-Miku më i madh i së vërtetës është koha, ndërsa armiku më i madh është paragjykimi.
-Mbani mend: nga të gjitha plagët, të pashërueshme janë ato që burojnë nga gjuha, shikimi me përbuzje dhe tallja.
-Ata që nuk e mbajnë mend të kaluarën, janë të dënuar ta përsërisin atë.