Të mjafton ty kënaqësia e Zotit
Të gjithë ne jemi persona të zakonshëm, në sytë e atyre që nuk na njohin neve.
Të gjithë ne jemi persona mendjemëdhenj, në sytë e atyre që na kanë zili.
Të gjithë ne jemi persona të mrekullueshëm, në sytë e atyre që na kuptojnë.
Të gjithë ne jemi persona të veçantë, në sytë e atyre që na duan.
Të gjithë ne jemi persona të këqinj, në sytë e atyre që na urrejnë.
Prandaj mos u lodh të përmirësosh pamjen tënde në sytë e njerëzve, të mjafton ty kënaqësia e Zotit.
Ali Tantaui (r.a)