Ta duash takimin me Zotin tënd

Pendohu nga veprat e këqija dhe kije parasysh takimin me Zotin tënd. Nëse dëshiron të takohesh me Të, edhe Ai dëshiron të takohet me ty.

Ubade bin Samit (r.a.) transmeton se Profeti (a.s.) ka thënë: “Kushdo që e do takimin me Allahun, edhe Allahu e do takimin me të. Dhe, kushdo që e urren takimin me Allahun, edhe Allahu e urren takimin me të.”

Aishja (r.a.), ose dikush tjetër, i tha Profetit (a.s.), “Por, neve s’na pëlqen vdekja”. Ai i tha: “Kjo fjalë s’ka të bëjë me këtë gjë. Kuptimi i saj është në këtë formë: “Kur një besimtari i afrohet koha e vdekjes, ai merr lajmin e mirë të kënaqësisë së Allahut dhe bekimet që do të zbresin mbi të, kështu që në këtë kohë, asgjë s’bëhet më e dashur për të sesa qëndrimi para Zotit të tij. Në këtë situatë, ai e do takimin me Allahun dhe gjithashtu, Allahu e do takimin me të. Me jobesimtarin ndodh e kundërta e kësaj. Kur këtij të fundit i afrohet koha e vdekjes, ai merr lajmin e keq për dënimin që e pret dhe zemërimin e Allahut mbi të. Në këto kushte, asgjë s’është më e urryer për të sesa qëndrimi para Tij. Kështu, ai e urren takimin me Allahun dhe Ai e urren takimin me të.

(Buhariu: 6507)

 

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: