Si ta kuptojmë pranimin e pendimit?

Njërin prej dijetarëve e pyetën: “A mund ta dijë njeriu në momentin kur pendohet, se është pranuar prej tij?” Ai u përgjigj: “Për këtë pyetje nuk mund të jepet një gjykim i prerë, por ka disa shenja që tregojnë për pranimin ose jo të pendimit. Ato mund t’i rendisim në formë pikash si në vijim:

  1. Njeriu duhet ta ndiejë veten e tij larg gjynaheve.
  2. Duhet t’i fshihet kënaqësia e mëkateve nga zemra dhë në çdo gjë të ndiejë ekzistencën e Zotit.
  3. Të qëndrojë larg gjynaheve dhe pranë njerëzve punëmirë.
  4. Fitimin e paktë të dynjasë ta shohë si të shumtë dhe punën e shumtë të ahiretit ta shohë si të paktë.
  5. Zemrën ta ketë gjithnjë të preokupuar me adhurimet që i ka obligim.
  6. Të flasë pak, të mendojë për gjynahet e kryera dhe të ndiejë vazhdimisht keqardhje dhe pendesë për veprimin e tyre.”

Postime të ngashme