Si e shfrytëzonte kohën Profeti (a.s) dhe si e organizonte atë?
Profeti (a.s) e ndante kohën në tri pjesë; njërën ia kushtonte Allahut (xh.sh), tjetrën familjes, ndërsa pjesën e tretë e ndante me veten dhe bashkëkohësit e tij. Ai nuk përtonte t’u ofronte njerëzve këshilla dhe udhëzime. Atë pjesë të kohës që i përkushtonte umetit, ai e kalonte duke u shërbyer nevojave të njerëzve, në varësi të statusit të tyre. Ai u qëndronte pranë njerëzve duke u mësuar se çfarë është e dobishme për ta dhe umetin dhe duke i informuar sipas nevojave. Ai u thoshte atyre se “ata që janë të pranishëm t’ia përcjellin (atë që mësuan) atyre që nuk gjenden këtu, dhe të më informojnë mbi nevojat e tyre”.
Profeti i Allahu ishte i mëshirshëm, i dhembshur, i ndrojtur dhe modest. Ai ishte aq i thjeshtë sa nëse ndonjë i huaj hynte në xhaminë e tij dhe shikonte një grup njerëzish brenda saj, nuk ishte në gjendje ta dallonte nga shokët e tij.
Profeti (a.s) kryente vetëm ato vepra përmes të cilave arrinte kënaqësinë e Allahut. Ai u lëndua dhe u dhunua gjatë thirrjes së popullit të tij në Islam. Megjithatë, ai i tregua i duruar dhe rezistoi ndaj çdo vështirësie, duke shpresuar në shpërblimin e Allahut, të Madhërishmit.
Abdullah b. Mesudi (r.a) tregon: “Ai ishte një profet që u lëndua nga njerëzit e tij, e megjithatë ai fshiu gjakun nga fytyra dhe tha: “O Allah, fali sepse nuk e dinë ç’po bëjnë!”