Shpëtimi prej përgojimit
-Një njeri shkoi te Halid b. Uelidi dhe i tha që dikush e kishte ofenduar. Halidi i tha: “Ato janë librat e veprave të tij, le t’i mbushë me çfarë të dojë”!
-Dikush i tha Uehb b. Munebbihit se filani e kishte sharë. I tha: “A nuk gjeti shejtani lajmëtar tjetër, përveç teje?”
-Një person shkoi te Imam Shafiu dhe e njoftoi se dikush kishte folur keq për të. Imami i tha: “Nëse thua të vërtetën ti je thashethemexhi, por nëse po gënjen ti je njeri i shthurur”!
Kur dikush prej njerëzve të devotshëm do të dëgjonte dikë të fliste për dikë tjetër, do t’i thoshte:
أَقْبِلْ عَلَى شَأْنِكَ
Pra, merru me punët e tua!