Drejtësi si e Omerit (r.a)

U sëmur njëherë prijësi i besimtarëve Omeri (r.a) dhe mjekët e këshilluan që të përdorte mjaltë për t’u shëruar. Në atë kohë në thesarin e shtetit gjendej shumë mjaltë, por Halifja nuk e pranoi diçka të tillë.

Ai i mblodhi njerëzit , u ngjit në minber dhe tha: “Mjekët më ofruan mjaltë si shërim për sëmundjen time, por unë nuk mund ta perdor mjaltin e thesarit të shtetit pa marrë leje prej jush, përndryshe ai i është i ndaluar për mua.”

Njerëzit njëzëri i dhanë leje Omerit (r.a) dhe disa prej tyre thanë : “Allahu të mëshiroftë o Omer, sa shumë e ke vështirësuar udhëheqjen, për ata që do të vijnë pas teje.”

Dikush e pyeti Hz. Aliun, pse njerëzit i frikësoheshin aq shumë Omerit. Ai i tha: “Sepse Omeri i frikësohet aq shumë Allahut.”

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: