Shkaqet kryesore të problemeve të zemrës

Sëmundjet e zemrës dhe goditjet cerebrale janë më vdekjeprurëset në botë, duke shkaktuar 17.5 milion vdekje në vit. Federata Botërore e Zemrës ka bërë të ditur se këto sëmundje lidhen me gjendjen ekonomike. Studimet tregojnë se 80% e vdekjeve shfaqen në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Shumica e tyre, ndodh për shkak të urbanizimit. Kur njerëzit lëvizin nga zonat rurale në ato urbane, në jetën e tyre ndodhin ndryshime të mëdha, p.sh. rënia e aktiviteteve fizike, përdorimi i ushqimeve të gatshme dhe jo i frutave dhe i zarzavateve.

Po merren dhe vese të ndryshme, si pirja e duhanit. Kështu një pjesë e shoqërisë po shkon në drejtim të gabuar. Obeziteti është një faktor tjetër i rrezikshëm për sëmundjet e zemrës. Mbipesha dhe obeziteti krijojnë situata vdekjeprurëse. Njerëzit duhet të shqetësohen më shumë që të jenë fizikisht aktivë dhe jo aktivë vetëm në të ushqyer.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: