Shëndeti përmes dhëmbëve 

Duke qenë produkt i pemës së krijimit të Universit, qeniet njerëzore janë një nga sistemet më të komplikuara biologjike, të pajisura në mënyrë gjithëpërfshirëse me dy atribute, materiale dhe shpirtërore. Kur shqyrtohet nga pika të ndryshme vëzhgimi, një sistem i tillë shumëdimensional dhe pafundësisht i saktë i përpunimit të informacionit, mund të kuptohet shumë më saktë. Nëse e krahasojmë trupin e njeriut me një pallat të madh, një qytet modern ose një fabrikë që funksionon në mënyrë të përkryer, ne do të jemi në gjendje për ta kuptuar më mirë atë. Kur kemi parasysh trupin e njeriut si një fabrikë të përpunimit të ushqimit, dhëmbët janë makineria grirëse mekanike që janë vendosur në hyrje të kësaj fabrike. Për më tepër, dhëmbëve i është dhënë edhe detyra e artikulimit të fjalëve të një cilësie më të mirë dhe harmonike, siç i ka hije vetëm njeriut.

Një dhëmb është krijuar me katër shtresa kryesore: smalti, dentina, pulpa dhe cementi (shtresa e hollë ku dhëmbi ngjitet te nofulla). Indi më i fortë i trupit, smalti është shtresa e jashtme mbrojtëse e dhëmbit. Meqë ai nuk përmban inde të tillë si vena ose nerva, nëpërmjet dhëmbit nuk mund të ndjehen stimulues të nxehtë, të ftohtë, të ëmbël apo të thartë. Nëse Pronari i një Fuqie dhe Mëshire të pafund nuk do ta kishte krijuar smaltin e dhëmbit, të cilin Ai e vendosi në hyrje të dhomës së tretjes së pallatit njerëzor, ashtu siç bëri, shumëllojshmëria e ushqimit që do të hante njeriu do të ishte shumë e kufizuar. Edhe kontakti më i vogël me ajrin do të na shkaktonte siklet të madh, madje edhe të folurit apo hapja e gojës do të na jepte dhimbje të madhe.

Dentina, shtresa e fortë menjëherë nën smaltin, është një ind i ndjeshëm ndaj stimujve të nxehtë, të ftohtë, të ëmbël dhe të thartë. Si një reflektim i dashurisë së Krijuesit për krijesat e Tij, dentina është e riparueshme kur është e nevojshme nga qelizat rigjeneruese që ndodhen atje.

Pjesa më e brendshme e dhëmbit është pjesa organike e quajtur pulpë, e cila është e mbushur me arteriet dhe venat për të mbrojtur dhëmbët nga prishja dhe për ta ushqyer me lëndët e nevojshme. Qelizat nervore në indet e buta të pulpës luajnë rolin më të madh në ndjeshmërinë ndaj stimuluesve të ngrohtë, të ftohtë dhe presionit.Nëse e shikojmë strukturën anatomike të një dhëmbi në detaje, vetëm atëherë mund të shohim qartë se si ai është i pajisur deri në pësosmëri me strukturat e mahnitshme dhe inteligjente. Megjithatë, a jemi ne me të vërtetë të vetëdijshëm për detyrat e dhëmbëve tanë, të vendosur në nofullat tona si perla, për mbrojtjen e shëndetit tonë të përgjithshëm?Një nga hyrjet kryesore të trupit tonë për mikrobet është goja. Për këtë arsye, ruajtja e dhëmbëve të shëndetshëm dhe mbajtja e një goje të pastër është shumë e rëndësishme në parandalimin e sëmundjeve dhe mbajtjen e një jete të shëndetshme. Kur goja nuk mbahet e pastër, ajo kthehet në një mjedis të përshtatshëm për rritjen e mikrobeve madje edhe shumë të dobëta. Në një gojë të papastër, mbetjet e ushqimit grumbullohen dhe formojnë një pllakë bakteresh në sipërfaqen e dhëmbëve. Përdorimi i glukozës nga këto baktere në këtë pllakë, prodhon acide. Është ky acid që shkakton prishjen e dhëmbëve dhe sëmundjet e mishit të dhëmbëve.A jemi ne të informuar në mënyrë adekuate në lidhje me shëndetin e dhëmbëve dhe higjienën, një koncept shumë i rëndësishëm në mjekësine parandaluese? Fakti se Profeti Muhamed, paqja dhe bekimet qofshin mbi të, ka theksuar rëndësinë e pastrimit të gojës dhe dhëmbëve sa herë që dikush merr abdes dhe pas çdo vakti ngrënieje, jep një thellësi të adhurimit ndaj Zotit, duke i mbajtur dhëmbët tanë të shëndetshëm.

Rëndësia e dhëmbëve të qumështitDhëmbët e qumështit fillojnë të shfaqen në mishrat e gojës së foshnjës pas muajit të gjashtë të jetës. Shfaqja e dhëmbëve të qumështit ndryshon nga një fëmijë tek tjetri në përputhje me faktorë të ndryshëm si ato gjenetikë, pesha e lindjes, niveli dhe cilësia e ushqimit, etj. Duke i marrë çdo grup dhëmbësh çdo gjashtë muaj, të gjithë dhëmbët e qumështit dalin në moshën 30 muajsh. Në mes të muajve 6 dhe 12 dalin incizivët parë, në mes të muajve 12 dhe 18 molarët e parë, në mes të muajve 18 dhe 24 kaninët e parë dhe në mes të muajve 24 dhe 30 molarët e dytë. Meqë dentina nuk është zhvilluar plotësisht në këtë periudhë, dhëmbët e qumështit nuk janë aspak rezistente ndaj kalbjes. Meqë hapësira e pulpës është shumë e butë dhe e mbushur me enët e gjakut, ajo është shumë e ndjeshme ndaj kalbjes. Thithja e gishtave, përdorimi i tepruar i biberonit, thithja ose kafshimi i buzës dhe skërmitja e dhëmbëve, të gjitha ndikojnë negativisht në zhvillimin e dhëmbëve të qumështit. Gjatë shpërthimit të dhëmbëve të qumështit, foshnja mund të ketë siklet si kruarje të mishrave, nevojë për të kafshuar diçka, sekrecione të tepërta të pështymës, sy të përlotur, mungesë oreksi, rënie në peshë, ethe, humor të keq dhe të qara. Në mënyrë që të lehtësohen këto shqetësime, fëmijës mund t’i jepet diçka për të kafshuar për të lehtësuar presionin mbi mishrat dhe disa pije të ftohta dhe ushqime të ftohta për të zbutur dhimbjen.Siç asgjë në krijim nuk ndodh pa një logjikë, mund të shtrohet pyetja: “Çfarë përfitimesh ka foshnja pas sikleteve që vijnë nga dalja e dhëmbëve të qumështit?” Me fjalë të tjera, pse janë dhëmbët e qumështit aq të rëndësishëm? Shumica prej nesh nuk i japin atyre kujdes të mjaftueshëm, sepse ne i mendojmë si të përkohshëm. Hapësira e zënë nga dhëmbët e qumështit ruhet për dhëmbët e përhershëm që do të dalin më vonë dhe kur dhëmbi i përhershëm fillon të shpërthejë, dhëmbi i qumështit e udhëzon atë në vendin e duhur. Nëse dhëmbët e qumështit hiqen shumë herët, atëherë kjo shtrirje dhe ndarje e funksionit të dhëmbëve të qumështit nuk mund të kryhet, kështu dhëmbët e përhershëm mund të shpërthejnë në një mënyrë jo korrekte. Për më tepër, dhëmbët e qumështit sigurojnë një përtypje të mirë dhe të folurit e saktë vokal për fëmijën. Kur një fëmijë zhvillon dhëmbë qumështi të sëmurë, kjo mund të shkaktojë probleme në zhvillimin e formës së fytyrës dhe për këtë arsye mund të lindin çrregullime psikologjike në të ardhmen. Defekte të patrajtuara të dhëmbëve të qumështit mund të shkaktojnë dhimbje, ere të keqe të gojës, vështirësi në përtypje, çrregullime në zhvillimin e nofullave, kequshqyerje, probleme estetike dhe të përgjithshme shëndetësore si reumatizma dhe sëmundje të zemrës.

Mbrojtja e dhëmbëve të qumështitMeqë prishja e dhëmbëve të qumështit te foshnjat është shumë e vështirë për t’u trajtuar, masat parandaluese janë shumë më të rëndësishme për kujdesin ndaj tyre. Disa nga këto masa janë si më poshtë:• Fëmija nuk duhet të lejohet të flejë me një shishe qumështi në gojën e tij.• Sheqeri, mjalti apo ndonjë substancë tjetër ëmbëlsuese kurrë nuk duhet t’i shtohet qumështit të foshnjës.• Foshnjës duhet t’i jepet ujë pas çdo vakti të ushqyeri.• Pasi dhëmbët e parë të foshnjës të kenë shpërthyer, pas çdo vakti ushqimi në mëngjes dhe në mbrëmje, dhëmbët e tij duhet të fshihen me një peshqir të butë, të pastër.• Jepini një furçë të butë fëmijës për të luajtur dhe për të mësuar me të. Një fëmijë duhet të fillojë të përdorë furçën e dhëmbëve pasi molarët e tij të kenë shpërthyer, në moshën 2,5 deri në 3 vjeç. Madhësia e furçës së dhëmbëve duhet të jetë e përshtatshme për gojën e fëmijës. Ajo duhet të jetë e butë dhe me përbërje najloni. Fëmijët mund të pastrojnë vetëm pjesën e përparme të dhëmbëve të tyre. Meqë hapësira ​​midis dhëmbëve duhet të pastrohet për të siguruar një mbrojtje kundër kalbjes, prindërit duhet të mbikëqyrin fëmijët e tyre kur lajnë dhëmbët. Në këtë moshë, fëmija nuk mund të lajë dhëmbët e tij si duhet, por qëllimi kryesor që synohet të arrihet është që të fitojë zakonin e larjes së dhëmbëve. Pasta e dhëmbëve mund të fillohet të përdoret për fëmijën pas moshës tre vjeç. Nuk duhet të harrojmë se gjëja më e rëndësishme për higjienën orale nuk është pasta në vetvete, por larja e dhëmbëve siç duhet dhe tërësisht. Nëse këto masa nuk janë marrë, ose në qoftë se tashmë është shumë vonë, çdo çrregullim në dhëmbët e qumështit duhet të trajtohet menjëherë, pa bërë gabimin e të menduarit se dhëmbët e qumështit do të zëvendësohen dhe nuk kanë nevojë për trajtim.

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: