O Engjëll sillu me mëshirë!

Një person prej myslimanëve të Medinës (Ensarëve) ishte në prag të vdekjes. Profeti i dërguar si mëshirë e gjitha botërave, i qëndronte mbi kokë duke u kujdesur për të. Profeti a.s e sheh ardhjen e Engjëllit të vdekjes dhe i thotë:
– O Engjëll i vdekjes sillu me butësi ndaj shokut tim, padyshim që ai është prej besimtarëve.
– Mos u shqetëso, mbaje zemrën të qetë, dije se unë sillem me butësi ndaj çdo besimtari. Dije o Muhamed! Se unë kur marr shpirtin e ndonjërit dhe dikush prej familjes së tij qan duke vajtuar, unë me shpirtin e personit në dorë qëndroj te pragu i derës duke thënë; “Ç’është ky vajtim kështu? Pasha Allahun ne nuk i kemi bërë padrejtësi askujt, nuk kemi ardhur para kohës së caktur së vdekjes. Nuk kryem ndonjë gjynah se morrëm shpirtin e tij. Nëse jeni të kënaqur me atë që Allahu ka caktuar për ju, atëherë merrni sevape dhe shpërbleheni për të dhe nëse mërziteni dhe kryengriteni, atëherë hyni në gjynah. Ju nuk keni asnjë arsye pse të na fajësoni ne. Gjithsesi ne do vimë shpesh te ju. Ju them që; Ruhuni nga gjendja dhe vdekja e keqe. O Muhamed! Ç’ka në tokë qoftë ky fshatar apo qytetar, i mirë i keq, unë kontrolloj, i shoh të gjithë. I njoh të mëdhenjtë dhe të vegjëlit e tyre më mirë se ata. Pasha Allahun o Muhamed se unë nuk kam fuqinë t’i marr shpirtin as një mize pa lejen e Allahut.”

Xhafer b. Muhamed r.a i cili e transmeton këtë hadith thotë: “Me ka ardhur një lajm se Engjëlli i vdekjes i sheh (kontrollon) njerëzit në kohët e namazit. Në momentin kur do t’i marrë shpirtin, sheh nëse ai ka qënë i kujdesshëm me namazet e tij, nëse po i qëndron afër atij në momentin e vdekjes dhe e largon shejtanin. Gjithashtu i përsërit dhe fjalën e dëshmisë ‘Nuk ka Zot tjetër veç Allahut dhe Muhamedi është i Dërguari i Tij’. Kjo me të vërtetë është një gjë shumë e madhe.

Burimi: Ebu Nuajm, Marifetu‘s-Sahabe, II, 231 No:2572. Taberani, el-Kebir, No: 4188; ibn Haxher, el-Isabe, I, 425; Sujuti, Sherhu‘s-Sudur, 77; el-Mutaki, Kenz, No; 42194; Hejthemi, ez-Zeuaid, II, 326.

Përktheu: Marius Tafani

Postime të ngashme