Rëndësia e këshillimit në jetën e besimtarit

Këshillimi përbën një element të rëndësishëm të Islamit. Myslimani që do të marrë një vendim për ndonjë hap të rëndësishëm në jetën e tij, duhet të këshillohet e të kërkojë mendimin e miqve të afërt apo të njohurve. Shumë njerëz janë në gjendje të gjejnë të gjejnë e të marrin një vendim më të drejtë sesa një njeri i vetëm.

Nganjëherë ndeshim edhe njerëz, të cilët nuk i përfillin këshillat e të tjerëve. Këta njerëz me shpirtra egoistë, kurrë nuk arrijnë të gjejnë një zgjidhje të drejtë, por gjithmonë sillen rreth e qark mendimeve dhe ndjenjave të veta, qofshin ato edhe të gabuara.

Kur flasim për këshillimin, duhet të kemi parasysh se këshillat mund t’i gjejmë në radhë të parë në veprat e diturisë sonë. Islami u jep përgjigje të gjitha pyetjeve në mënyrë të pastër e të qartë, jep të tilla përgjigje, që të shpien drejt zgjidhjeve më të mira.

Si mund ta kërkojmë këtë këshillë? Ajo kërkohet në Kuran, në hadithe, në praktikën islame dhe duke iu lutur Allahut. “O besimtarë! Binduni Allahut, binduni të Dërguarit dhe atyre që drejtojnë punët tuaja. Nëse nuk pajtoheni në ndonjë gjë, drejtohuni Allahut dhe të Dërguarit, nëse besoni Allahun dhe Ditën e Kiametit. Kjo për ju është më e mira dhe shpjegimi më i bukur.” (Nisa, 59)

Postime të ngashme