Profeti ynë, Muhamedi [alejhis-selam]

Muhamedi, paqja e Zotit qoftë mbi të, i fundit i Profetëve, lindi të ditën e hënë, më 20 prill të vitit 571 në Mekë. Lindja e tij ishte sihariq i Pejgamberit Isa a.s., ishte fryt i lutjes së bërë nga Pejgamberi Ibrahim a.s.. Të atin nuk e njohu kurrë, pasi ai ishte larguar nga kjo botë para se ky të lindte. Ishte vetëm gjashtë vjeç kur humbi edhe të ëmën, Eminen. Fëmijërinë e pati të vështirë. Megjithëse ende i vogël, ai e ndihmonte xhaxhanë e tij në punët e tregtisë. Në moshën 25- vjeçare u martua me Hatixhenë r.a. I preferuar nga banorët e Mekës të gjykonte çështjet më delikate, mori epitetin “El-Emin” (“I besueshmi”). I mërzitur nga idhujtaria, korrupsioni, mashtrimet dhe amoraliteti, filloi të izolohej nga bota, duke iu përkushtuar gjithnjë e më shumë meditimit. Shpella Hira pranë Mekës ishte për të vendi më i dashur, ku tërhiqej në vetmi. Në moshën 40-vjeçare, në vitin 610, në shpellën Hira, meleku Xhebrail a.s. ia  zbriti ajetet e para të Kur’anit:

اقْرَأْ بِاسْمِ رَبِّكَ الَّذِي خَلَقَ خَلَقَ الإِنسَانَ مِنْ عَلَقٍ اقْرَأْ وَ رَبُّكَ الأَكْرَمُ الَّذِي عَلَّمَ بِالْقَلَمِ عَلَّمَ الإِنسَانَ مَا لَمْ يَعْلَمْ

Lexo me emrin e Zotit tënd i Cili krijoi. Krijoi njeriun prej gjakut të ngjizur. Lexo! Zoti yt është Bujari më i Madh. I Cili me anë të penës ia mësoi. Ia mësoi njeriut ato që nuk i dinte.” (Alak:1-5)

Në vitet e para të shpalljes, myslimanët u ballafaquan me shumë vështirësi, vuajtje, persekutime, ofendime bile-bile edhe likuidime fizike. Ata që luftonin kundër Islamit ndërmorën masa të rrepta që të ndërpritet predikimi i Islamit, siç ishin izolimi, bojkotimi, dëbimi nga Meka etj. As vështirësitë e panumërta, as torturat nuk e ndalën në përmbushjen e misionit. Muhamedit, a.s. për t’iu dhënë një përforcim shpirtëror, iu mundësua një udhëtim qiellor nga Allahu, që e nderoi duke komunikuar me të, pa ndërmjetës. Kjo ngjarje e njohur si ngjarja e Israsë dhe Miraxhit, ishte përveç të tjerash për besimtarët islamë, solli edhe detyrimin e namazit, prandaj Miraxhi i çdo myslimani është falja e namazit.

Postime të ngashme