Po Allahu, ku është?
Po Allahu, ku është?
Hz. Omeri ishte lodhur nga rruga e gjatë dhe ishte ndalur të pushonte. Gjatë kohës që po pushonte dëgjon një nënë që fliste me bijën e saj. Po i thoshte që t’i shtonte qumështit ujë, në mënyrë që të shtohej.
Vajza i tha: “A nuk e ke dëgjuar thirrësin e autorizuar nga Omeri, që të mos i shtohet qumështit ujë, sepse ky është mashtrim?”
-Moj bijë, këtu në shtëpi nuk na sheh as Omeri dhe as thirrësi i tij.
Vajza iu përgjigj dhe vazhdoi të përsëriste: “Po Allahu, ku është? (Ai na sheh)
فأين الله؟ فأين الله؟
Nuk dua të jem e bindur ndaj Tij në prani të njerëzve dhe ta kundërshtoj në fshehtësi.”
Hz. Omeri mbeti i mahnitur nga përgjigjja e vajzës së devotshme dhe u gëzua për besimin e fortë, që kishin njerëzit nën udhëheqjen e tij.