Pesë këshilla si ta largoni ujin e tepërt nga organizmi

Trupi i një të rrituri ndodh që të mbledh lëngje të tepërta madje deri në shtatë litra. Për ta larguar ujin e tepërt duhen ndryshuar mënyra në të ushqyer dhe jetë.

Për ekuilibër dhe sasi të mjaftueshme të lëngjeve në trupin e njeriut janë përgjegjëse dy minerale të rëndësishme, kaliumi dhe natriumi. Megjithatë, kur ka më shumë natrium (kripë kuzhine), uji lidhet dhe grumbullohet në inde.

Të gjitha bimët dhe ushqimet që përmbajnë shumë kalium në mënyrë të natyrshme ndikojnë në rritjen e sekretimit të lëngjeve.

Për këtë arsye rekomandohet të hani më shumë patate, dredhëza dhe banane dhe t’iu përmbaheni pesë këshillave në vazhdim:

  • Reduktoni konsumin e kripës, sheqerit dhe yndyrës.
  • Ecni apo ushtroni çdo ditë për gjysmë ore për ta stimuluar qarkullimin limfatik nëpër organizëm.
  • Sigurohuni të përfshini në meny pemë dhe perime të freskëta.
  • Pini tetë gota ujë në ditë, sepse sa më shumë që trupi është i furnizuar me ujë, aq më pak do ta mbajë atë.
  • Hani tranguj, janë një diuretik i shkëlqyeshëm natyror

Postime të ngashme

%d bloggers like this: