Përmbledhje rreth etikës së të ngrënit
Duke vepruar sipas sunetit të Profetit Muhamed (a.s) dhe duke marrë parasysh etikën e të ngrënit, mund të nxjerrim pikat e mëposhtme:
- Larja e duarve para dhe pas ngrënies.
- Të hash ushqimin që është përpara teje.
- Të hash me dorën e djathtë.
- Të hash me kafshata të vogla dhe t’i përtypësh mirë ato.
- Të mos marrësh kafshatë tjetër pa përtypur më parë atë që ke ngrënë dhe të mos flasësh me gojën e mbushur me ushqim.
- Të shikosh gotën para se të pish ujin.
- Të mos e pish ujin me një frymë të vetme.
- Të mos marrësh frymë brenda në gotë.
- Të shmangësh fjalët dhe veprimet që i shqetësojnë të tjerët.
- Të mos shohësh racionet e të tjerëve dhe atë ç’ka ata hanë.
- Të mos e afrosh kokën shumë pranë pjatës, teksa merr ushqimin për të ngrënë.
- Të shmangësh shpërdorimin gjatë ngrënies dhe të konsumosh ushqimin që ke në pjatë.
- Të kthesh kokën anash kur ke diçka për të hequr nga goja dhe ta mbulosh gojën me dorën e majtë.
- Të hash ushqim të lejuar dhe të pastër; të falënderosh Allahun.
- Nëse dikush prej jush ka të ftuar në tryezën e tij, të mos largohet nga ajo pa mbaruar ata më parë ushqimin.
- Të presësh që personi i moshuar apo ai i statusit të lartë, të fillojë të hajë i pari.
- Të mos hash në rrugë, përveçse kur është e domosdoshme.