Përhapeni paqen midis jush!

Ne jemi në kërkim të gjurmëve të mëshirës, fjalë me të cilën Allahu hapi librin e tij dhe e dërgoi me të Pejgamberin Muhamed (pqmt). Ai tha: Me emrin e Allahut, Mëshiruesit dhe Mëshirëplotit: “Ne nuk të dërguam ty, veçse si mëshirë për botët.” (Enbija, 21/107) I dërguari thoshte për veten e tij, teksa përmbushte revelatën e Zotit: “Unë jam dërguar si mëshirë e dhuruar.”

Brenda elemntëve të mëshirës gjendet një vlerë prej vlerave të moralit, e cila e kënaq gjithësecilin, ithtarët e çdo feje, myslimanë apo jo të tillë dhe kjo vlerë është dashuria. Dashuria është e dhuruar, dhurimi është virtyt dhe kjo cilësi nuk mund të gjendet te njeriu, përveçse kur ai është mëshirues.

Brenda kësaj ndjenje përfshihet dashuria për Allahun, të Dërguarin, besimtarët, fqinjin dhe mbi këto parime ngrihet thirrja Islame: “Të afrohemi te një fjalë e përbashkët midis nesh dhe jush.” Fjala e përbashkët është dashuria për Allahun dhe dashuria për fqinjin dhe nëse këtë e konsiderojmë të tillë, atëherë kjo është prej mëshirës dhe përfundimi është mëshirë midis njëri-tjetrit.

Profeti (pqmt) e përmend këtë dhe na mëson kështu: “Nuk do të futeni në Xhennet derisa të besoni dhe nuk keni për të besuar derisa të duheni. A t’ju mësoj diçka, që nëse e veproni do të duheni? Përhapeni paqen midis jush.”

Ne gjendemi përpara dashurisë dhe vlerës së saj, pa të cilën na thuhet që nuk do të futemi në Xhennet, fillimisht pa besuar. Besimi vjen prej sigurisë, mëshirës dhe dashurisë. I dërguari na mëson se edhe detajet më të vogla na e mundësojnë dashurinë mes nesh dhe na tha: “Përhapeni paqen midis njëri-tjetrit.” Kur përhapim paqen, midis nesh ndodh dhe zë vend dashuria.

Shejh, Ali Xhumua

Postime të ngashme

%d bloggers like this: