Përdorimi efektiv i kohës

Përdorimi efektiv i kohës

Njeriu mund të ketë dhe të humbasë shumë gjëra si p.sh.: paratë, pushtetin, diturinë etj. Por, të gjitha këto mund t’i rifitojë sërish. Ndërsa koha është diçka tjetër. Ajo ka një karakteristikë të vetme, çdo pjesë e saj na jepet vetëm një herë.

Që ta përdorim kohën në mënyrë efektive, duhet të kemi saktësinë e një orëndreqësi, kujdesin e një nëne të dashur dhe vullnetin e një luftëtari të guximshëm.

Nëse kohën e përdorim ashtu siç duhet, ajo na sjell lumturi në këtë jetë dhe në jetën pas vdekjes. Nëse ndodh e kundërta dhe ne e humbasim kohën tonë, atëherë ajo do të na sjellë stres, dështime dhe hidhërime.

Përdorimi efektiv i kohës, Imam Hasan Basriu ka thënë: “O bir i Ademit, nuk je gjë tjetër veçse një grumbull ditësh. Kur ikën një ditë, bashkë me të ikën edhe një pjesë e jotja.”

Koha është thesari dhe kapitali më i madh i gjithsecilit prej nesh. Kohëzgjatja e ditës është e njëjtë për të gjithë, por fryti i saj ndryshon varësisht përdorimit të gjithësecilit.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: