Omer ibn Hatabi!

Omer ibn Hatabi, një nga shokët më të ngushtë të Profetit a.s, ishte luftëtar trim dhe njeri i guximshëm. Para se të pranonte Islamin, ishte armik i myslimanëve. Madje një herë niset me shpatë në dorë për të vrarë Profetin a.s, por kur arrin atje, ndodh mrekullia. Omeri pranon Islamin. Vetë Profeti a.s ishte lutur më parë: “O Allah, forcoje Islamin akoma më shumë me Omer ibn Hatabin ose Amër ibn Hishamin”.

Myslimanët u gëzuan aq shumë, sa brohoritjet e tyre u dëgjuan në mbarë Mekën. Vetëm kur Omeri r.a pranoi Islamin, myslimanët arritën të faleshin bashkërisht në Qabe. Që nga ajo ditë ai u quajt el-Faruk (dallues i së drejtës nga e gabuara). Që kur pranoi Islamin e deri në fund të jetës, kontributi i tij ka qenë i pallogaritshëm. Mori pjesë thuajse në të gjitha luftërat: në Bedr, Uhud, Ahzab, Hajber, Hunejn, etj, ku luftoi me pasurinë dhe trupin e tij.

Ai kishte një dashuri të madhe për Allahun xh.sh dhe Profetin a.s. Profeti ka thënë për të: “Tek hebrenjtë kishte njerëz që nuk ishin profetë, por flisnin për Allahun. Nëse do të krahasoja ndonjë nga umeti im me ta, ai do të ishte Omeri”.

Postime të ngashme