Njih vetveten

A keni folur vallë ndonjëherë me veten tuaj? A e keni analizuar ndonjëherë të gjithë jetën tuaj? A keni bërë ndonjëherë ndonjë krahasim midis dëshirave tuaja dhe atyre që keni arritur? Thënë ndryshe, të shkundni veten, për të pasur një ndërgjegje të pastër, të kuroni trurin tuaj!

Nga kjo mund të presësh edhe dhimbje, por mos u tremb! I fituari në fund do të jesh ti! Vrapo të njohësh veten. Do të gjesh brenda teje një njeri tjetër që do të të dojë shumë. Kur të arrish të takohesh me brendësinë e qenies tënde, do të shkëlqesh i tëri. Atëherë do të kuptosh se ka një Zot që të ka krijuar ty dhe botën tënde të brendshme.

Njih veten tënde. Vetëm kështu ti do të mund të kesh një vullnet të çeliktë, një zemër të kristaltë dhe një shpirt të pastër. Çelësi i portës për te Zoti është në duart e tua, e njeri i mirë.

Postime të ngashme