Një mijë deve
Në kohën e Omerit (r.a) ra për një kohë zia e bukës. Të gjithë banorët e Medinës po vuanin nga mungesa e ushqimeve. Një ditë nga Siria mbërriti një karvan tregtar prej një mijë devesh i ngarkuar me ushqime të ndryshme dhe që i përkiste Osmanit (r.a). Aty u afruan një sërë tregtarësh për ta blerë të gjithin. Ai i pyeti se sa do të paguanin. Ata i ofruan një shumë të madhe, por ai ua ktheu se priste një fitim akoma më të lartë. Ai u tha se ishte dikush tjetër që do t’i ofronte më shumë se çmimi i tyre.
“Njoh dikë që paguan më shumë se 700 për një dërhem të vetëm.” Më pas lexoi ajetin kuranor ku Allahu i Lartësuar thotë: “Shembulli i pasurisë së atyre që japin në rrugën e Allahut është si i një kokrre që i mbijnë shtatë kallinj, në secilin kalli, njëqind kokrra. Allahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron. Allahu është bujar i madh, i di qëllimet.” (Bekare, 261)
Pastaj tha: “O tregtarë! Dëshmoni se unë po jua shpërndaj këtë karvan njerëzve të varfër të Medines!”