Nga obeziteti drejt një jete të shëndetshme

Me fjalën “dietë” njerëzit zakonisht nënkuptojnë një “dietë dobësuese ‘, që do të thotë të ndjekësh një program për të ngrënë më pak për të arritur reduktimin e peshës. Por ka edhe lloje të tjera të dietave që përdoren për qëllime të ndryshme të tilla si uljen e nivelit të kolesterolit ose rritjen e përmbajtjes së masës ushqimore në zorrë.

Dietat për të rënë në peshë janë të programuara për të siguruar më pak kalori nga konsumi ushqimor sesa duhet të përdoren nga trupi për energjitë e nevojshme. Ekzistojnë variante të shumta dietash, si në përmbajtjen ashtu edhe në efikasitetin e tyre. Më thjeshtë, dietat e mira janë dieta që funksionojnë. Kriteret e rëndësishme e dieta të tilla janë:

  1. Përshtatshmëria: është e kotë të ndjekësh një dietë e cila të ndalon të gjitha ushqimet që ti pëlqen dhe të lejon vetëm ushqime që nuk i pëlqen.
  2. Zbatueshmëria: të jetë një dietë që mund të ndiqet me një minimum vëmendje dhe përgatitje dhe mund të përdoret edhe kur jemi jashtë shtëpisë në punë ose në një restorant.
  3. Ekuilibrimi: një dietë duhet të jetë e tillë që të sigurojë një humbje peshe prej jo më shumë se 2 kg në një javë. Dietat që japin humbje peshe më të madhe se 2 kg janë zakonisht dieta jo të mira dhe që janë të dorës së dytë.

Dietat e këqija nuk arrijnë të përmbushin kriteret e përshkruara më sipër. Ato dështojnë për shkak se janë të mërzitshme ose shkaktojnë uri të madhe dhe mund të braktisen shumë shpejt, me një rikthim konsekuent në zakonet e mëparshme të të ngrënit dhe rifitimim e peshës së humbur. Edhe në qoftë se mbahet me këmbëngulje dhe pesha e dëshiruar është arritur, kur dieta ndalohet më vonë, zakoni i të ngrënit rifillohet pothuajse gjithmonë dhe pesha rifitohet me shpejtësi. Pesha e humbur shpejt është peshë që rimerret shpejt në pothuajse çdo rast. Është e vështirë të arrihet, por duhet thënë se aspekti më i rëndësishëm i dietës është ri-trajnimi i shprehive të të ngrënit të dikujt në mënyrë që pas një kohe të caktuar dieta nuk është më një aktivitet i vetëdijshëm, por një mënyrë krejtësisht e natyrshme dhe e përhershme e të ngrënit për personin. Në terma praktike, mënyra më efektive për të arritur këtë është me reduktimin e butë të sasisë së ushqimit të ngrënë. Për shembull, një patate më pak, një fetë bukë më pak, zëvendësimi i ëmbëltuesve artificialë në vend të sheqerit, janë të gjitha mënyra për të reduktuar futjen e kalorive në mënyrë të butë dhe pa dëmtime. Ka edhe taktika të tjera të shumta (zakonisht klasifikuar si terapi të sjelljes), të tilla si ngrënia nga një pjatë më e vogël, të cilat mund të ndihmojnë individë të ndryshëm për t’iu përshtatur gradualisht dhe në mënyrë të përhershme një regjimi të ndryshëm të të ngrënit.

Tabletat për dobësim janë të diskutueshme. Opinioni për dobinë e tyre është i ndarë midis studiuesve të ndryshëm. Ato duket të jenë shumë të përhapura ndër pacientët, por jo aq shumë ndër mjekët. Ka mundësi që tabletat te kenë një përdorim veçanërisht kur uria është një problem gjatë dietave të ndjeshme ose kur ulja e peshës ka arritur një ekuilibër i cili duket të jetë i përhershëm ose afatgjatë. Një ekuilibër afatshkurtër është një dukuri e zakonshme në një dietë reduktuese dhe këmbëngulja është e nevojshme sepse pesha e humbur zakonisht rifitohet pas një periudhe të shkurtër. Problemi me tabletat për dobësim është se ato mund të shkaktojnë efekte anësore të pakëndshme të tilla si pagjumësi apo anasjelltas, të qenët i përgjumur si dhe mund të shkaktojnë varësi.

Ushtrime fizike

Rëndësia e ushtrimeve në kontekstin e rënies në peshë është mbivlerësuar shpesh. Për shembull, një shëtitje për një milje ndoshta do të konsumojë më pak se 60 kalori. Nëse ky aktivitet bëhet çdo ditë ai ndoshta do të arrijë një humbje peshe prej më pak se 1kg në muaj. Por studimet kanë treguar se individët sedentar duket se kanë më shumë vështirësi për të humbur peshë se individët aktivë në dieta identike.

Drithërat

Kohët e fundit mjekët janë bërë të vetëdijshëm për rëndësinë e diçkaje që ka munguar në dietat e rafinuara të shoqërive perëndimore për një kohë të gjatë dhe kjo është fibra bimore. Vëzhgimi i popujve në kontinentin afrikan ka treguar se banorët lokalë rrallë vuajnë nga kapsllëku, tëmthi dhe çrregullime të tjera të zorrëve, te cilat hasen shpesh në vendet perëndimore. Kjo është shpjeguar në mënyrë bindëse për shkak të pranisë në dietën e tyre të fibrave bimore. Teoria ka avancuar duke thënë se në qoftë se fibrat bimore shtohen në dietën tonë perëndimore, rastet e çrregullimeve të tilla të zorrëve do të reduktohen. Shtimi i fibrave vegjetale, kryesisht në formën e drithërave, mund të provohet si një përbërës i dobishëm i dietës së përditshme. Një avantazh i mëtejshëm i drithërave, veçanërisht kur jemi në një dietë reduktuese është se ajo ka një tendencë për të mbushur barkun dhe në këtë mënyrë për të lehtësuar urinë.

Postime të ngashme