Nëntë çelësa për vëllazërinë e vërtetë
Imam Abdurrahman es-Sulemi (r.a), njëri nga prijësit më të mëdhenj të edukimit shpirtëror, ka shkruar në veprën e tij “Etika e shoqërimit” se vëllazëria e vërtetë me dikë arrihet nëpërmjet nëntë karakteristikave:
(1) Të jesh përherë i këndshëm (i qeshur).
(2) Të bësh mirë.
(3) Të përmendësh virtytet e tij.
(4) Të mbulosh të metat e tij.
(5) Ta shohësh si të vogël çdo gjë që bën për të.
(6) T’i shohësh të mëdha veprat e tij të vogla prej së mirës.
(7) Të kujdesesh për të nëpërmjet vetes dhe pasurisë tënde.
(8) Të braktisësh urrejtjen, smirën, dëmin, lëndimin dhe çdo gjë që ai nuk e pëlqen.
(9) Të braktisësh çdo gjë për të cilën të duhet të kërkosh ndjesë.