Ndikimi i Kuranit në organizmin e njeriut

Dr. Ahmed el Kadi në qytetin Panama Siti të Floridës, vërteton ndikimin e Kuranit fisnik në organizmin e njeriut. Ai eksperimentoi mes një grupi myslimanësh e jomyslimansësh si dhe me disa të shurdhër, duke matur pulsin, tensionin e gjakut, shkallën e djersitjes, temperaturën e lëkurës, EKG-në, EEG-në dhe EMNG-në.

Hulumtimet vërtetuan se besimtarët arrinin qetësi gjatë leximit të Kuranit në 97% të të ekzaminuarve. Ndërsa te grupet e tjera, qetësia u arrit në 60% të të ekzaminuarve. Rezultatet e këtij hulumtimi përputhen me atë që Allahu i Madhëruar ka thënë në Kuranin fisnik para më shumë se 14 shekujve:

“Allahu e shpalli fjalën më të mirë, librin, të ngjashëm në mrekulli, të përsëritur herë pas here (me këshilla e dispozita), që prej (dëgjimit të) tij rrëqethen lëkurët dhe zemrat e tyre. Ky libër është udhëzim i Allahut, me të udhëzon atë që do. E atë që Allahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë udhëzues.” (Zumer, 23)

Postime të ngashme

%d bloggers like this: