Nata e Beraetit, nata e mëshirës dhe faljes

Nata e Mirë e Beraetit
7 prill 2020

Nata e pesëmbëdhjetë e muajit Shaban sipas kalendarit hënor, është Nata e Mirë e Beraetit.
Kjo natë është nata e faljes dhe e mëshirës.

“Beraet” do të thotë pafajësi, shpëtim prej një situate të keqe, marrje e pafajësisë.

Nëse vlerësohet si duhet është një mundësi e dhënë nga Allahu për të dalë i pastër nga gjynahet dhe gabimet.

Kjo natë quhet edhe “Sak”, dekret shpëtimi. Gjithashtu mban emrin Nata e Mëshirës meqë njerëzit përfitojnë nga mirësia dhe mëshira e madhe e Allahut (xh.sh.).

▪️ 5 veçori të natës së Beraetit

1️⃣  Në këtë natë bëhet ndarja dhe përzgjedhja e punëve më të rëndësishme.

2️⃣ Adhurimet që bëhen në këtë natë dhe agjërimi që mbahet ditën, kanë vlera shumë të mëdha.

3️⃣ Është një natë e mbushur plot me mirësi hyjnore dhe me begati.

4️⃣ Është nata e faljes.

5️⃣ I është dhënë e drejta e plotë Profetit tonë, Muhamedit a.a,  për të bërë shefaat (ndërmjetësim për falje për myslimanët).
Profeti (a.s.) në natën e 13-të të muajit Shaban kërkoi shefat dhe iu dha një e treta; në natën e 14-të kërkoi përsëri shefaat dhe iu dha një e treta; në natën e 15-të (Nata e Beraetit) kërkoi përsëri dhe iu dha i plotë shefaati për ymetin e tij.

▪️Çfarë duhet të bëjmë ne si besimtarë në këtë natë?

Natën me ibadet (adhurim), si namaz, lexim Kurani, meditim, lutje, kurse ditën me agjërim.

Profeti Muhamed (a.s.), ka thënë vlerësojeni ketë natë duke u ngritur për të falur dhe agjëroni ditën e saj, sepse Allahu zbret mëshirën e tij në qiellin e dynjasë, e thotë: A gjendën në këtë kohë besimtarë që kërkojnë falje! A gjenden në këtë kohë besimtarë që kërkojnë pasuri! A gjenden njerëz te sëmurë që i luten Zotit për t’i shëruar? E kjo ndodh derisa të dalë agimi.

Përgatiti: Urtësi.al

Postime të ngashme