Pse nuk mund të themi që njeriu është krijues i veprave të veta?

Njeriu kur bën një vepër të re, sado që t’i thotë asaj “vepra ime”, ky përvetësim nuk mund të shkojë më tej se kufiri i një kuptimi figurativ.

Nuk është e vështirë të kuptohet se bimën nuk mund ta krijojë toka, as frytin pema, as mjaltin bleta, sepse këto janë qenie pa njohuri, pa vetëdije dhe vullnet. Kurse njeriu është një qenie që zotëron mundësi shumë të mëdha. Por me një gjykim të vëmendshëm, arrijmë të kuptojmë se edhe njeriu, në fund të fundit është një mjet, sepse duke strukturuar veten e tij në kuadrin e një harmonie të caktuar, nuk krijon nga hiçi materiale e mjete, ai vetëm se i sistemon ato që ekzistojnë.

Në këtë veprimtari ai përdor mendjen, ndjenjat, reflekset, kujtesën, syrin, veshin, dorën…, të cilat ia ka dhuruar Allahu i Madhëruar. Për rrjedhojë, të gjitha lavdërimet dhe përkushtimet që i dedikohen bukurisë së veprës, i përkasin vetëm Krijuesit. Njeriu nuk mund të thotë “veprën time e krijova unë”, meqë është i zoti i mendjes dhe vullnetit. Ai mund të thotë vetëm “kjo vepër u krijua nëpërmjet meje”.

Detyra e njeriut është të falënderojë Allahun për dhuntitë që i ka dhënë, aftësinë e të menduarit dhe vullnetin që dëshiron. Është Allahu, Krijuesi i gjithë atyre veprave të mrekullueshme, që me anë të sendeve të pashpirt, me anë të bimëve dhe të kafshëve, krijon dhe vepra përmes mendjes e duarve të njeriut. “Allahu ju ka krijuar juve dhe ato që ju veproni.”

Postime të ngashme