Namazi i sabahut mbron nga sëmundjet e zemrës

Nga studimet e fundit është zbuluar se falja e namazit të sabahut në kohën e vet është mënyra më e mirë për të shëruar sëmundjet e zemrës dhe arterosklerozës.

Një grup mjekësh nga Jordania kanë vërtetuar se shkak kryesor për çrregullimet e rrahjeve të zemrës është gjumi i gjatë. Studimet tregojnë se kur njeriu fle gjatë, pakësohen rrahjet e zemrës. Me pakësimin e rrahjeve, gjaku qarkullon ngadalë dhe kështu njeriu kanoset me arteriosklerozë apo trombozë. Kjo shkakton çrregullimin dhe dobësimin e rrahjeve, dobësimin e arterieve që transferojnë gjakun nga zemra në tru dhe nga kjo shkaktohet apopleksia, që rrezikon jetën.

Pra, falja e namazit të sabahut në kohën e vet dhe vajtja në xhami është ushtrimi i duhur pas gjumit për të shëruar sëmundjet e zemrës. Në këtë studim përmendet gjithashtu se një mysliman, i cili e ndërpret gjumin e tij dhe fal namazin e sabahut në xhami, rigjeneron sistemimin e rrahjeve të zemrës dhe ruan arteriet e saj.

Postime të ngashme