Mos nënvleftëso asnjë vepër të mirë
Mos nënvleftëso asnjë vepër të mirë
Një autor i madh librash kishte dalë në bregdet, si për të gjetur pak frymëzim për shkrimet e tij. Diku larg sheh një pamje jo të qartë të dikujt, që dukej sikur vallëzonte. Pamja ishte goxha intriguese për të dhe ai vendosi të afrohej, që të shihte se për çfarë bëhej fjalë. Kur afrohet sheh një djalosh, që hidhte peshq në det.
“Çfarë është kjo që po bën?” – e pyeti i çuditur. ” Mos nënvleftëso asnjë vepër
Djaloshi i tha: -“Po hedh peshqit sërish në det, nëse qëndrojnë edhe pak jashtë, uji mbi trupin e tyre do të thahet dhe ata nuk do të vazhdojnë të jetojnë më.”
“Mirëpo këtu ka aq shumë peshq, saqë kjo që po bën ti, nuk është se do të ndryshojë ndonjë gjë.” – i tha sërish autori.
Djaloshi qëndroi për një moment, kapi një peshk me dorë dhe tha: “E sheh këtë, për këtë ndryshon çdo gjë!” Mos nënvleftëso asnjë vepër
Urtesi.al është e përkushtuar për të botuar artikuj informues dhe frymëzues, me një fokus të veçantë në paraqitjen e tregimeve dhe historive pozitive për publikun. Urtësi.al përmban informacione dhe materiale të sakta fetare, sociale dhe kultutore. Përmban artikuj për Historinë Islame, Ilmihal, jeta e profetëve, jeta e profetit Muhamed, interpretim të Kuranit, etj.
Përmban gjithashtu artikuj për shëndetin dhe familjen si dhe temat më të rëndësishme të aktualitetit. Gjithashtu Urtësi.al përmban edhe qasje e opinione të autorëve të ndryshëm, që përfaqësojnë mendimin personal të tyre. Ҫdo postim tjetër është autentik dhe i verifikuar nga profesionistë të fushave përkatëse.