Mirësia dhe begatia e dhimbjes

Nuk janë dhimbjet gjithmonë të urryera dhe ato që sjellin gjithmonë mjerime e të këqija. Ndodh nganjëherë që robi të jetojë në dhimbje e të ketë dobi.  Me të vërtetë, lutja e nxehtë vjen me dhimbjet, adhurim të vërtetë sheh atëherë kur të shoqëron dhimbja.

“Nuk ishte me vend për banorët e Medinës e as prej atyre që ishin rreth tyre nga beduinët, të ngelin (pa shkuar) pas të dërguarit të Allahut e as t’i kursejnë vetet e tyre ndaj vetes së tij (pejgamberit). Nuk ishte me vend ngase ata s’i godet as etja, as lodhja, as uria kur janë në rrugën e Allahut, dhe nuk shkelin ndonjë vend që i hidhëron jobesimtarët dhe nuk arrijnë kundër armikut ҫfarëdo qoftë vetëm se të gjitha ato do t’u evidentohen si vepër e mirë. Allahu s’ua humb shpërblimin vepërmirëve.”(Kur’an 9:120).

Begatia më e madhe dhe e pazëvendësueshme është kur di të përҫosh lumturi e qetësi në zemrën tënde, ngase një zemër e qetë dhe e gëzuar mban fryte të paluhatshme, prodhon vepra të lëvduara, dhe mbron shpirtin nga pasiviteti.

Rrënja e lumturisë është qëndrueshmëria e fortë, ajo nuk shqetësohet për të kotat, dhe sipas fuqisë së zemrës e pastërtisë së saj shkëlqen shpirti. Në të vërtetë, valët e jetës, dobësia e forcës dhe frika e shpirtit, janë shkaqe për pikëllimin, mërzinë dhe dëshpërimin, e atij që ia mësoi vetes durimin dhe forcën iu lehtësuan shqetësimet dhe iu pakësuan turbullirat.

© URTËSI.AL

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: