Mënjanimi i brengës

Një ditë, i Dërguari i Allahut (s.a.s) hyri në xhami. Aty pa Ebu Umamen (r.a) dhe i tha: “O Ebu Umame! Përse të shoh në xhami jashtë kohës së namazit?”

“Jam mbytur në brenga e borxhe, o i Dërguari i Allahut” – iu përgjigj ai.

Profeti (a.s) i tha: “A dëshiron të të mësoj disa fjalë, që kur t’i thuash, Allahu të ta mënjanojë brengën dhe ta paguash borxhin tënd?”

“Po, o i Dërguari i Allahut” – tha ai.

Profeti (a.s) i tha: “Në mëngjes dhe në mbrëmje thuaj: O Allah! Unë kërkoj të më mbrosh nga brenga dhe mërzia, nga pafuqia dhe dembelizmi, nga frika dhe koprracia, nga zhytja në borxhe dhe nëpërkëmbja e njerëzve”.

Ebu Umame më vonë tregon: “Veprova kështu dhe Allahu ma largoi brengën e më ndihmoi ta kthej borxhin tim.”

Postime të ngashme