Me se të bëjmë iftar?

Profeti a.s. na ka mësuar se më mirë është që iftar të bëjmë me ujë ose me hurma, sepse vetë ai kur kishte hurma bënte iftar me to e kur nuk kishte bënte iftar me ujë. Pastaj e falte namazin e akshamit. Enesi r.a. kështu e përshkruan Pejgamberin a.s. në iftar: “I Dërguari i Allahut, para se ta falte namazin e akshamit, bënte iftar me ca kokrra hurma të njoma, e kur nuk kishte të njoma, bënte iftar me hurma të thara, e kur nuk kishte as hurma të thara, bënte iftar duke pirë pak ujë.” (Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ibn Hanbeli).

Postime të ngashme