Mbro bimët dhe kafshët

Profeti (a.s) ka thënë: “Kush e pret një pemë në shkretëtirë, Allahu do t’ia drejtojë kokën e tij në Xhehenem”.

Ajo që nënkuptohet në këtë hadith është sqaruar nga Ebu Davudi, i cili komenton: “Kush e pret një pemë në shkretëtirë pa asnjë arsye, ndonëse udhëtarët dhe kafshët e përdorin për hije, Allahu do ta dënojë”. Ky hadith tregon rëndësinë e ruajtjes së komponentëve të mjedisit dhe baraspeshën hyjnore e natyrore.

Gjithashtu, Profeti (a.s) inkurajonte mbjelljen e fidanëve, duke thënë: “Kush mbjell një fidan, fiton një shpërblim sa herë që ndonjë njeri apo krijesë (tjetër) e Allahut ha prej tij”, si dhe: “Nëse sheh se po bëhet Kiameti dhe në dorën tënde ke një fidan, mbille atë”.

Ne si myslimanë na ndalohet vrasia e ndonjë qenie të gjallë pa arsye. Profeti (a.s) ka thënë: “Nëse dikush e vret një zog ose ndonjë krijesë më të madhe pa arsye, Allahu do ta pyesë për të”. Islami e shikon secilin prej këtyre komuniteteve natyrore si etnitet të gjallë, që meriton respektin tonë. Respekti për kafshët është gjithashtu evident në faktin, se ne duhet të tregohemi të mëshirshëm ndaj të gjitha krijesave të gjalla. Profeti (a.s) ka thënë: “Një gruaje të përdalë i janë falur gjynahet, pasi kur ajo pa në qen që po dihaste afër një pusi dhe po vdiste nga etja, e hoqi këpucën me të cilën nxori ujë për qenin. Kështu, Allahu e fali për këtë vepër”.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: